Ronaldo lë Realin për Juven, Buffoni në heshtje kalon te PSG-ja

31 dhjetor 2018 | 15:23

Cristiano Ronaldo, fituesi i pesë “Topave të Artë”, në afatin kalimtar të verës vendosi të largohet nga Real Madridi për t’iu bashkuar Juventusit.

Ky transferim, që llogaritet ndër më të mëdhenjtë në historinë e “Zonjës së Vjetër”, i ka kushtuar 105 milionë euro. Portugezi në nëntë vjetët e fundit ka luajtur në skuadrën e Realit, ku fitoi shumë trofe të rëndësishëm.

Një transferim befasues ndodhi edhe me Gianluigi Buffonin, i cili në përfundim të kampionatit 2017/2018 u largua nga Juve dhe iu bashkua PSG-së.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Grabovc i Poshtëm të Fushë Kosovës, gjatë natës,…