
Ronaldo mund të rikthehet në Itali, e kërkon Udinese
22 shtator 2022
| 16:31
Ylli portugez Cristiano Ronaldo është ftuar t’i bashkohet klubit italian Udinese Calcio pasi sulmuesi 37-vjeçar ka kaluar pjesën më të madhe të verës duke u përpjekur që të largohet nga skuadra Manchester United, shkruan “Goal”.
Ai është i etur për të gjetur një rrugëdalje nga “Old Trafford” gjatë dritares së fundit, pasi qëllimi i tij ishte të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve dhe në garë për fitore të mëdha. Tani ish-yllit të Juventusit i është kërkuar ta shqyrtojë një kthim në Itali duke iu bashkuar skuadrës Udinese.