Ronaldo mund të rikthehet në Madrid

15 korrik 2022 | 12:51

Cristiano Ronaldo është emri kryesor i kësaj merkatoje, me portugezin që kërkon të largohet me çdo kusht nga Manchester United në mënyrë që të luajë në Ligën e Kampionëve sërish. Me tërheqjen e Chelseat nga gara, duket se nuk kanë ngelur shumë opsione për portugezin që të zgjedhë.

Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Spanja, ku “ESPN” raporton se për 37-vjeçarin së fundmi është interesuar dhe Atletico e Madridit.

Gjithsesi në terma financiar kjo duket pak e pamundur për “Colçoneros”, pasi ata kishin dhe probleme për të arritur te zyrtarizimi i Alex Witselit.

Siç thekson media spanjolle, nëse Atletico kërkon të kthejë Ronaldon në Madrid, atëherë duhet të heqë të paktën dy sulmues nga skuadra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-emisari presidencial i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është…