Ronaldo: Sot bota i thotë lamtumirë një gjeniu të përjetshëm

25 nëntor 2020 | 20:20

Ylli i Juventusit, portugezi Cristiano Ronaldo ka reaguar pas vdekjes së Diego Armando Maradonas.

Në një fotografi të postuar në “Instagram” ku Ronaldo shihet përkrah Maradonas, portugezi ka shkruar fjalë të mëdha për argjentinasin, të cilin e ka quajtur legjendë dhe magjistar, transmeton KOHA.

Maradona vdiq të mërkurën në Argjentinë pas një sulmi kardiak.

“Sot i them lamtumirë një shoku dhe bota i thotë lamtumirë një gjeniu të përjetshëm. Një nga më të mirët ndonjëherë, një magjistar i pashoq u largua shumë shpejt, por la një trashëgimi ta pakufishme dhe zbrazëti që nuk do të mbushet kurrë. Prehu në paqe. Kurrë nuk do të harrohesh”, ka shkruar Ronaldo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar vendimin për të ndihmuar…