Ronaldo: Unitedi nuk bëri asgjë për ta fituar ndeshjen

08 nëntor 2018 | 14:51

Cristiano Ronaldo ka thënë se Manchester United nuk bëri asgjë për ta fituar ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kundër Juventusit (1-2).

“Ne dominuam lojën për 90 minuta, kishim aq shumë raste, mund t’i kishim ‘vrarë’ 3-4 herë por ne u qetësuam dhe u ndëshkuam. Manchester United nuk bëri asgjë për ta fituar këtë ndeshje. Nuk mund të flisni as për fat sepse duhet të kërkohet fati dhe në këtë rast ne jua dhuruam atyre. Tani s’duhet ta vrasim mendjen, pasi luajtëm shumë mirë dhe jemi ende në krye të grupit”, ka thënë Ronaldo, i cili e komentoi edhe golin e shënuar: “Sa për golin, pash pamjet filmike në dhomën e zhveshjes, nuk ishte një gol fantastik, por bëra një lëvizje të mirë dhe e godita topin fort”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet…