Ronaldon: Neymari qëndron te PSG-ja

30 korrik 2019 | 15:25

Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo foli për transferimin e mundshëm të Neymarit në Barcelonë.

Sipas tij kjo është nuk do të ndodh dhe se ai do të mbetet pjesë e PSG-së.

“Nuk e di ç’do të ndodhë. Është një lojtar i madh me të cilin kam raporte shumë të mira. Flitet për shumë për të, sikur e kërkon Reali, Barcelona dhe Juventusi, por unë mendoj se këto janë thjesht fjalë mediatike. Është e kuptueshme pasi emri i Neymar shet shumë. Unë mendoj se ai do qëndroj në Paris. S’po kalon një moment të mirë, por nëse nuk dëmtohet më jam i sigurt që do t’i rikthehet gëzimi. Dëshiroj që të luajë sa më shumë, pasi ka kaluar kohë të këqija”, ka deklaruar Ronaldo.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e takimeve mobilizuese me degë, kryetari i Partisë…