Rooney: De Bruyne është një nga tre lojtarët më të mirë në botë

03 gusht 2020 | 13:33

Kevin de Bruyne po kalon në një formë jashtëzakonisht të lartë në dy-tri sezonet e fundit me Manchester Cityn.

Sipas Wayne Rooney, belgu është një nga tre lojtarët më të mirë në botë. “Ai është një nga tre lojtarët më të mirë në botë tani. Ai shkon në të djathtë dhe luan disa topa të mrekullueshëm në zonë. Skuadrat mendojnë se mund ta shtyjnë atë të luajë në krah, por ai mund të japë topa në hapësirat më të vogla edhe nga aty”, ka thënë Rooney.

“Do ta kujtoj gjithmonë unë dhe Schneiderlin në 4-4-2 kundër mesfushës me KDB, Silva dhe Fernandinho, me Sterling që futej kohë pas kohe. Po flisnim me vete: ‘Çfarë po ndodh këtu’. Ata dukeshin më shumë se ne në numra. Ishim 3:0 në disavantazh pas 37 minutave, me 18 % posedim”. “Ajo që më pëlqen më shumë është se ai krijon raste, rreziqe, ai nuk shkon për topa të lehtë – luan me pasime të vështira. E sheh se kur ai ka topin, të tjerët fillojnë vrapin, dhe ky është komplimenti më i mirë që mund t’i japësh një mesfushori”, ka shtuar Rooney.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës ka publikuar…