Rooney: Kane mund të transferohet në Real

07 shkurt 2018 | 10:59

Sulmuesi i Anglisë, Wayne Rooney beson, se sulmuesi i Tottenham Hotspurit, Harry Kane, do të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni.

Ylli i Evertonit mendon se bashkëkombësi i tij do ta kërkojë transferimin te një klub më i madh, pas interesimit nga Real Madridi.

“Për momentin, ai është mbase sulmuesi më i mirë në Evropë. Problemi që Tottenhami do ta ketë është se motiv i tij janë golat, ama motivimi i tij do të ndryshojë nga gola në trofe. Dhe nëse Tottenhami nuk fiton trofe vitin e ardhshëm apo në dy vjetët e ardhshëm, atëherë ai do të kërkojë të fitojë trofe diku tjetër”, ka thënë Rooney për “Sky Sports”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një banesë në Prishtinë është kapluar nga flakët. Rasti ka…