Rooney mahnit Amerikën (video)

13 gusht 2018 | 12:54

Waney Rooney di të jetë gjithmonë ai që tregon fiziku i tij, një përbindësh. Pasi shkoi në Ligën Amerikane të gjithë menduan se do të kishte një rënie në formë të tij, por nuk është kështu.

Orët e para të mëngjesit është luajtur sfida DC Junajtid- Orlando Siti. Ekipi i Rooneyt, DC Junajtid arriti të fitonte në kohën shtesë, egzaktësisht në minutën e 6-të pas kohës së rregullt. Rooney, kur rezultati ishte në 2-2, arrin të rrëmbejë një top duke e shpëtuar ekipin e tij nga një gol i sigurt dhe dhuron një asistim nga shumë metra largësi. Akosta nuk e ka shumë të vështirë ta dërgoi topin në rrjetë dhe ta përfundojë gjithë takimin në shifrat 3-2. Duhet theksuar se sulmuesi Akosta ka shënuar 3 gola në këtë takim dhe është asistuar 2 herë nga ish-futbollisti i Evertonit.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri italian i Transportit, Danilo Tonielli, ka thënë se Britania…