Rozana Radi triumfon në “Këngën Magjike”

08 dhjetor 2024 | 00:47

Rozana Radi ka fituar edicionin e 24-të të “Këngës Magjike”.

Artistja konkurroi me këngën “Akoma”, në bashkëpumnim me Sany Dimitrin.

Dyshja u uruan nga artistët e tjerë pjesëmarrës.

Në vendin e dytë u pozicionua Eneda Tarifa, e cila ka bërë një paraqitje të shkëlqyer, ndërsa vendi i tretë iu takua Ronela Hajatit, që po ashtu u vlerësua shumë për interpretimin e saj.

Nata finale u shoqërua me emocione të shumta, teksa edicioni i sivjetëm e riktheu këtë kompeticion në hartën e muzikës shqip.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëndega e PDK-së në Delemont, në kantonin e Jura që…