Rrahim Pacolli kërkon shfuqizimin e vendimit për ndaljen e veturave

30 janar 2018 | 13:24

Sekretari organizativ i Aleancës Kosova e Re (AKR), Rrahim Pacolli, e ka quajtur të gabuar vendimin e institucioneve për moslejimin e hyrjes së veturave në Prishtinë për shkak të ndotjes se ambientit.

“Vendimi i djeshëm i komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës për ndalimin e hyrjes së veturave nga komunat tjera në kryeqytet, është diskriminues”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Rrahim Pacollit:

VENDIM I GABUAR

Problemi i ndotjes së ajrit vjen nga thëngjilli, kështu që duhet të merren masa që Termocentralet të kenë filtra për pastrimin e ajrit për vitin e ardhshëm.

Institucionet e vendit duhet të marrin po ashtu masa që thëngjilli të mos shitet privatisht mirëpo për këtë sezonë dimërore çfarëdo vendimi që merret në këtë drejtim do të jetë tepër vonë.

Vendimi i djeshëm i komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës për ndalimin e hyrjes së veturave nga komunat tjera në kryeqytet, është diskriminues.

Në metropolet evropiane hyjnë miliona makina brenda ditës dhe nuk ndotet ajri. Për herë të parë dëgjohet një vendim i tillë që bie në kundërshtim me të drejtat e qytetarëve. Ky vendim është i nxituar dhe i paanalizuar.

I bëj thirrje kryeministrit të vendit që ta shfuqizojë vendimin pasi nuk ka asnjë bazë ligjore që lejon ndalimin e qytetarëve të pjesëve tjera të Kosovës të hyjnë në kryeqytet dhe ky i njëjti nuk kontribuon në zgjidhje të situatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit ka vendosur që seanca ndaj aktivistëve të…