Rrahmani arrin marrëveshje me Napolin

24 dhjetor 2019 | 12:28

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, AmirRrahmani, do të bëjë një tjetër hap të madh në karrierë, duke kaluar te Napoli gjatë verës së ardhshme.

Mbrojtësi që luan te Verona pritet që shumë shpejt t’i kalojë vizitat mjekësore te klubi “Partenopei”. “Tuttohellasverona.it” raporton se Napoli ka gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarin dhe pritet që marrëveshja të mbyllet së shpejti. Ai me shumë mundësi do të mbetet te Verona dhe në verë do transferohet te Napoli.

KristianoXhiuntoli këto ditë është duke punuar për marrëveshjen e Rrahmanit, por raportohet se Napoli do të firmosë edhe me Amrabat, lojtar tjetër që shkëlqen në radhët e Veronës. Klubi i Napolit pritet të bëjë një ofertë rreth 30 milionë euro për këtë goditje dyshe të merkatos së janarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Javier Tebas është rizgjedhur zyrtarisht president i La Ligës, për…