Tebas rizgjidhet president i La Ligës

24 dhjetor 2019 | 12:11

Javier Tebas është rizgjedhur zyrtarisht president i La Ligës, për një mandat të ri katërvjeçar. Ky do të jetë mandati i tretë radhazi i Tebas si i pari i ligës elitare të futbollit në Spanjë.

Asnjë kandidat nuk garoi për këtë post, prandaj komisioni zgjedhor i riemëroi 57-vjeçarin në postin e presidentit të La Ligës. Mandati i Tebas pritej të përfundonte më 10 tetor të vitit 2020, por ai u regjistruar në mënyrë që të garonte përsëri për president.

Afati për dorëzimin e kandidaturave për president u krye më 16 dhjetor dhe Tebas ishte kandidati i vetëm i paraqitur në komision.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mësimdhënësit të cilët kanë punuar gjatë periudhës së viteve 1990-1999,…