Rrahmani: Mund ta ndëshkojmë Malin e Zi

05 qershor 2019 | 14:04

Qendërmbrojtësi Amir Rrahmani është optimist për ndeshjen kualifikuese ndaj Malit të Zi,e  cila zhvillohet më 7 qershor në Podgoricë.

Ish-mbrojtësi i skuadrës së Drenicës beson se Kosova mund të ndëshkon pa shumë problem kombëtaren malazeze.

“Edhe pse kemi shumë mungesa mendoj se kemi futbollistë mjaft cilësor të cilët mund ta zëvendësojnë secilin që mungon. Personalisht mendoj se dueli me Malin e Zi do të jetë më i vështirë, pasi ka lojtarë shumë kualitativ dhe e kanë dëshmuar veten edhe kohët e fundit. Nuk them se Bullgaria është e dobët, por mendoj se për ne do të jetë më e lehtë se sa në ndeshjen e kaluar, ngase do të kemi më shumë hapësira për t’i ndëshkuar”, ka thënë Rrahmani.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata, “Freedom House”, me seli në Shtetet e Bashkuara, thekson…