Rrahmani: Ndeshje me rëndësi ndaj një kundërshtari shumë të fortë

26 mars 2024 | 11:39

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte përballet me në miqësore me Hungarinë në “Puskas Arena” në Budapest.

Në konferencë për media, kapiteni Amir Rrahmani vuri në pah rëndësinë që Kosova të testojë veten me kundërshtarë të tillë të fortë.

“Ndeshja ka rëndësi sepse është në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Kombeve në shtator. Duhet të shohim se çka kërkon trajneri dhe të ndjekim planin e idetë e tij. Na duhet kjo ndeshje, pasi luajmë kundër një kundërshtari shumë të fortë me lojtarë që luajnë në klube të forta evropiane. Shpresoj të paraqesim në fushë atë që kërkon trajneri”, ka thënë Rrahmani.

Ai tutje tha se trajneri i ka idetë e veta dhe dëshiron që ekipi të bëjë presion të lartë në pjesën e fushës së kundërshtarit.

Ndeshja Hungari – Kosovë zhvillohet të martën në orën 19:00, derisa stadiumi është paralajmëruar se do të jetë i stërmbushur me tifozë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
77 zyrtarë policor janë dorëhequr gjatë vitit të kaluar, ka…