Rrahmani: Shpresojmë të luftojmë për ‘Scudetto’

18 gusht 2022 | 16:20

Edicionin e kaluar Napoli ishte njëri prej kandidatëve për ta fituar “Scudetton”, por u dorëzua në pjesën e dytë të sezonit.

Mbrojtësi Amir Rrahmani nuk e ka fshehur dëshirën dhe ëndrrën e tij për ta fituar titullin e kampionit në Itali. “Është sikur vitin e kaluar, duhet të luajmë ndeshje pas ndeshjeje, të përmirësohemi lojë pas loje. Shpresojmë që në fund të jemi atje lart dhe të luftojmë për ‘Scudetto’”, ka thënë Rrahmani në një intervistë për “Radio Goal”, respektivisht në emisionin “Kiss Kiss Napoli”.

“Edhe vitin e kaluar kemi thënë se të gjithë duhet të jemi liderë në fushë dhe jashtë saj. Duhet t’i ndihmojmë bashkëlojtarët, kështu rritet skuadra”, ka shtuar mbrojtësi nga Kosova.  Rrahmani shpreson që Napoli t’i gëzojë tifozët në stadiumin “Diego Armando Maradona” këtë fundjavë ndaj Monzas, në ndeshjen e parë sezonale në shtëpi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina”, ka bërë thirrje për…