Rregullorja e re e “Prishtina Parkingut” fuqizohet më 22 janar

15 janar 2024 | 18:24

Rregullorja e re e “Prishtina Parking” do të hyjë në fuqi më 22 janar të këtij viti.

Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e “Prishtina Parking” në Facebook.

E me hyrjen në fuqi të kësaj rregulloreje, kanë pësuar edhe disa ndryshime në të.

Në njoftimin e faqes bëhet e ditur se vetura e parë do të jetë pa pagesë për banorët rezident në adresën/rrugën e tyre ose pas aplikimit të kodifikimit në të gjithë qytetin, në segmentin e tyre (10 euro kosto e regjistrimit e cila aplikohet vetëm një herë), kosto më e lirë për veturën e dytë, do të largohen të gjitha laurat në lagjet rezidenciale, e shumë ndryshime të tjera.

Përndryshe në njoftimin e mëposhtëm janë të renditura 13 pika, pra ndryshimet kryesore të rregullores së parkingut.

“1. Vetura e parë pa pagesë për banorët rezident në adresën/rrugën e tyre ose pas aplikimit të kodifikimit në të gjithë qytetin, në segmentin e tyre (10 euro kosto e regjistrimit e cila aplikohet vetëm një herë).

Kosto më e lirë për veturën e dytë (10 euro për muaj).
Zgjatja e orarit në Zonën 1 dhe 2 deri në ora 23:00.
Kufizim i parkimit në lagjet rezidenciale për vizitorë në orët e mbrëmjes dhe më shumë hapësira në dispozicion për banorët rezident.
Largim i të gjitha laurave në lagjet rezidenciale.
Prioritet në regjistrim për banorët rezident kundrejt subjekteve jurdike/lokaleve afariste. Vetëm pas përfundimit të regjistrimit të banorëve, do të hapet procedura për pagesë nga ana e subjekteve jurdike dhe lokaleve afariste.
Dita e shtunë dhe e diel pa pagesë në parkingjet e hapura.
Në rast të mos-pagesës së parkimit nga ana e klientëve dhe vendosjes së bllokadës, tiketa e vendosur së bashku me bllokadën është biletë e vlefshme parkimit për 24 orët e ardhshme në cilëndo zonë dhe vend-parkim të hapur (kufizimet vlejnë sipas orarit për lagje).
Parking pa pagesë për personat me nevoja të veçanta dhe për invalidët e UÇK-së, e vlefshme në hapësirat me sinjalistikë për persona me aftësi të kufizuara (regjistrimi pranë ndërmarrjes dhe pajisja me leje është e detyrueshme).
Shtim i procedurës për rimbursim në rast të gabimeve teknike që kanë arsyeshmëri të plotë nga ana e klientëve
Procedurë tejet transparente e trajtimit të ankesave, me mundësi publikimi të përgjigjes në rast se kërkohet nga ankuesi.
Të gjitha parkingjet do të kenë sinjalistikë horizontale dhe vertikale. Sinjalistika vertikale do të përmbajë të gjitha informacionet e nevojshme lidhur me kufizimet, të drejtat si dhe llojin e parkingut (rezidencial, komercial apo i kombinuar).
Çmimorja do të publikohet në web-faqen e N.P.L. “Prishtina Parking” brenda kësaj jave, e po ashtu edhe në rrjetet sociale të N.P.L. “Prishtina Parking”. Në shtojcën e rregullores mund të gjeni çmimoren e miratuar nga Kuvendi Komunal.
Informacion shtesë

– Të gjithë qytetarët që kanë parapagim përtej datës 22 Janar 2024 do të rimbursohen, duke zbritur shumën prej 10 euro për ta cilësuar si pagesë të tarifës administrative.

– Të gjithë qytetarët të cilët i kanë dokumentet e plota në ndërmarrje do të njoftohen për të nënshkruar kontratën e re dhe nuk kanë nevojë të sjellin dokumente shtesë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 16.01.2024 Punime të…