Rreth 100 autobus në Merdare, pritje deri në gjashtë orë

04 janar 2020 | 17:48

Qytetarët e Kosovës të cilët kanë ardhur për festat e fundvitit në familjet e tyre, tanimë kanë përfunduar pushimet dhe janë nisur për në shtetet perendimore.

Por për të udhëtuar për në shtetet ku punojnë dhe jetojnë ata janë duke hasur në pritje të gjata në kufirin në mes Kosovës dhe Serbisë në Merdare.

Sipas indormatave që ka siguruar “Epoka e re”, pritjet për të kaluar kufirin janë deri në gjashtë orë. Madje aty janë në pritje përpos veturave të shumta edhe mëse 100 autobus të cilët kanë mbretur në kufi në mëshirë të kufitarëve serbë, të cilët janë duke punuar shumë ngadalë dhe fare nuk janë duke respektuar marrveshjen për lëvizjen e lirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bibliotekës Komunale ”Hivzi Sylejmani” iu shtuan edhe 1426 tituj të…