Rreth 6 milionë euro do kushtojnë zgjedhjet, kushtetuesja ‘bllokon’ Ministrinë e Financave

24 gusht 2019 | 12:12

Afër 6 milionë euro do t’i kushtojë buxhetit të shtetit për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë.

Ndonëse, ditë më parë është shpërndarë Kuvendi, Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Financave ende nuk i ka ndarë mjetet buxhetore për Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) derisa të ketë një opinion këshillues nga Gjykata Kushtetuese.

Këshilltari i ministrit të Financave, Lulëzim Rafuna, ka thënë për “Kosovapress”, se zyrtarë të departamentit të buxhetit në Ministrinë e Financave dhe zyrtarë të KQZ-së kanë pasur takime të përbashkëta të cilët kanë harmonizuar draftbuxhetin dhe shuma e mjeteve të parapara për organizimin e zgjedhjeve është 5 milionë e 894 mijë e 730 euro, por që nuk mund të alokohen këto mjete deri në dhënien e një opinioni nga Gjykatës Kushtetuese për shkak të rrethanave të krijuara me rënien e Qeverisë pas dorëheqjes së kryeministrit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Christina Aguilera është nderuar si legjenda e “Disney”! Artistja 38-vjeçare…