Rrëzohet lisi, shemb veturat në ‘Ulpianë’ (Foto)

11 shkurt 2019 | 20:34

Reshjet e mëdha të borës që filluan sonte në mbrëmje, e që u përcollën me erëra të forta dhe të shpejta, kanë shkaktuar dëme në disa pjesë të kryeqytetit. 

Në lagjen “Ulpiana” për shkak të erës është rrëzuar një lis i gjatë dhe i trashë shumëvjeçar, i cili ka rënë mbi disa vetura që kanë qenë të parkuara në afërsi të tij, raporton “Epoka e re”.

Fatmirësisht, përpos dëmeve materiale, njerëz të lënduar nuk ka. 

Në vendngjarje ka dalë policia, pastaj edhe zjarrfikësit të cilët janë duke e prerë lisin dhe hequr nga vendi ku ka rënë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, shkroi historinë duke…