Rrëzohet me parashutë, humb jetën shqiptar në Itali

20 prill 2023 | 14:45

Një 32-vjeçar shqiptar i identifikuar si Fatjon Garxenaj ka humbur jetën tragjikisht në Itali pasditen e djeshme, pasi është rrëzuar me parashutë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në kufirin midis provincave Forlì dhe Ravenna ku po fluturonte së bashku me instruktorin e tij 69-vjeçar.

Të dy ata humbën jetën pas rrëzimit të parashutës, shqiptari Fatjon Garxenaj 32-vjeç me origjinë shqiptare, me banim në Riolo Terme, Ravenna dhe instruktori Bernardino Panzacchi,  69 vjeç, nga Pianoro .

Parashuta ishte nisur nga fusha ajrore e Villafranca. Një dëshmitar raportoi se papritmas avioni bëri dy kthesa dhe ra në një fushë të kultivuar dhe ndërhyrja e emergjencës ishte e kotë.

Paraprakisht dyshohet se një defekt teknik shkaktoi humbjen e papritur të kontrollit dhe për pasojë i mori jetën dy personave.

Mediat e huaja shkruajnë se Fatjoni, i cili jetonte me partneren e tij, ishte i punësuar si saldator në firmën Castel Bolognese për më shumë se 7 vjet, duke u rritur profesionalisht nga një stazh në një artizan profesionist.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Forcat ruse po kalojnë në një pozicion të përgjithshëm strategjik…