Rritet numri i regjistrimit të pronave në emër të dy bashkëshortëve

24 prill 2019 | 16:45

Në Kosovë ka filluar të rritet të numri i pronave të regjistruara në emër të dy bashkëshortëve. Kjo rritje pason hyrjen në fuqi të një udhëzimi administrativ të vitit 2016, i cili stimulon regjistrimin e pronave të paluajtshme të përbashkëta në emër të dy bashkëshortëve në regjistrat publikë.

Të martën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ky udhëzim administrativ të zbatohet edhe për katër vjetët e ardhshëm. Plotësim-ndryshimet e udhëzimit, sipas Qeverisë, rregullojnë mundësinë stimuluese të regjistrimit të pronës në emër të dy bashkëshortëve, për të siguruar pjesëmarrjen e barabartë të gruas dhe burrit në të drejtën e pronës së paluajtshme të përbashkët.

Në të dhënat e Agjencisë së Kadastrës së Kosovës, e cila mbikëqyrë zbatimin e udhëzimit, figuron se para hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi kanë qenë 104 prona të regjistruara në emër të bashkëshortëve. Kurse, pas hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, numri i pronave në emër të dy bashkëshortëve ka arritur në 3 985 raste, raporton “Rel”.

Sipas zyrës se informimit të kësaj agjencie, vetëm në pjesën e parë të vitit të kaluar, 1 650 prona kanë qenë të regjistruara në emër të përbashkët të të dy bashkëshortëve.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/rritet-numri-i-regjistrimit-te-pronave-ne-emer-te-dy-bashkeshorteve-/29901143.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendimit për dënim prej dy viteve e gjashtë muaj…