Rritja e frikshme e Gnabryt

30 shtator 2020 | 10:30

Pesë vite, është një periudhë shumë e gjatë në futboll. Këtë gjë, e vërteton më së miri Serge Gnabry. Ylli i Bayernit, që tani është në finalen e Champions League, duke shënuar dopietë në gjysmëfinale, nuk e ka pasur gjithmonë të lehtë.

Kur Arsenali i besoi dhe firmosi me të kur ishtevetëm 17 vjeç, Gnabry u huazua te West Brom, ku trajner kishte Toni Pulis. Ky i fundit, e hoqi nga loja Gnabryn pas vetëm 45 minutash lojë kundër Port Vale, ekipit modest anglez, me pretekstin se nuk bindi me paraqitjen e tij.

Gnabry nuk u dorëzua, provoi disa ekipe gjermane dhe tashmë është “sistemuar” te Bayern. Jo vetëm kaq, por tani, është një ndër futbollistët më të mirë në botë. Rritje e frikshme!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dalë nga shtypi libri me poezi i poetes Neviana…