Rruga “Armend Daci” në kryeqytet mbyllet për qarkullim

24 nëntor 2019 | 13:28

Komuna e Prishtinës ka filluar realizimin e punimeve të parapara në kontratën “Rikonstruimi i rrugëve e parkingjeve në lagjen “Bregu i Diellit”.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot në rrugën “Armend Daci” në lagjen “Bregu i Diellit, prej orës 06.00 të mëngjesit kanë filluar punimet.

“Rruga do të mbyllet për qarkullim deri në përfundimin e punimeve. Lusim banorët që t’i largojnë veturat nga hapësira e rrugës, në mënyrë që punimet të realizohen pa pengesë”, është thënë në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një hotel që ndodhet brenda një safari, ku dhoma me…