“Rrugëtimi” 40 vjeçar i një fotografie me histori!

25 prill 2022 | 22:53

Shkruan: Shefik Surdulli

Në ditëlindjen e 69 të heroit, rrëfejnë shokët, nga dora e parë, bashkëveprimtarë të Kadri Zekës për lavdinë e tij.

Ata që tërë kohën në mërgim i gjindeshin pranë dhe i përgjigjeshin thirrjes së Kadriut për të vënë një gur në muret e kalasë që po ngritej me mundi e sakrifica të mëdha, po flisnin sot në odën muze të shtëpisë së lindjes së Kadriut, me entusiazëm dhe me emocion pashmangshëm.

Nga rrëfimet e njërit prej tyre për Heroin, e kuptoj se i kishte mjaftuar njohja dhe bashkëveprimi me Kadriun për ta kuptuar më mirë ç’është atdheu dhe ç’duhet bërë për te.

Ndërkaq, ai që rastësisht e kishte shkrepë një fotoaparat (jo të tij) në mënyrë amatoreske, në konakun e vet në Gjermani ku e kishte mysafir Kadriun, nuk do ta imagjinonte kurrë që vetëm dy ditë pas, ai portret do të ishte i heroit, që për katërdhjetë vite resht do të bartet dorë më dorë anekëndë botës shqiptare, për t’i dhënë jetë frymës së atdhedashurisë e të lirisë, për të cilën ra Kadriu, Jusufi e Bardhoshi si dhe shumë patriotë të tjerë.

Pra, pikërisht sot, pas katërdhjetë vitesh “udhëtimi” të këtij portreti dhe të LP(R)K-së njëkohësisht, themelues i së cilës ishte poashtu Kadri Zeka (28 vjeçar), autori Sylë Nuha nga Ferizaj, me dorën e vet i dorëzoi shtëpisë muze të heroit, Kadri Zeka, në Poliçkë të Dardanës, prototipin e asaj fotografie që do të qëndrojë përgjithmonë në ballë të oxhakut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finlanda dhe Suedia do të shprehin së bashku dëshirën për…