RTK-ja e suspendon nga puna Milaim Zekën, vjen reagimi i tij

31 janar 2022 | 14:52

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës, Shkumbin Ahmetxhekaj, ka marrë vendim për suspendim të përkohshëm nga puna të gazetarit Milaim Zeka.

Ky i fundit ka reaguar në rrjetin social në “Facebook”, ku thotë se shumë gazetarë janë duke e pyetur për këtë vendim.

“Shumë kolegë po me pyesin se si e komenton vendimin për suspendim? Nuk kam se si me komentu një vendim të cilin nuk e kam pranuar akoma. Mundeni me pyet administratën nëse e kam pranuar apo jo, vendimin?! A thu a po e dënojne edhe këtë profen e nderuar nga Vushtrria që paska vallezu? Kush ua ka peshurre trunin more do deputetëve, me kërkuar masa të tilla?!”, ka shkruar Zeka.

RTK-ja e suspendon nga puna Milaim Zekën

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive të Qendrës Klinike Universitare të…