Ruizi, Joshuas: Jam gati, po vij për ty

07 maj 2019 | 12:27

Boksieri Andy Ruiz Jr ka folur përpara meçit të 1 qershorit kundër Anthony Joshuas. Boksieri amerikan ka thënë se muskujt e britanikut nuk e trembin aspak përpara duelit që zhvillohet në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut.

Ruiz në karrierën e tij ka 32 fitore dhe vetëm një humbje, por do të ndeshet për titujt kampionë bote në peshën e rëndë në kategoritë IBF, WBA dhe WBO që mbahen nga Joshua.

“Duhet ta pranoj që ai është kampion bote, gjë për të cilën nuk ka asnjë diskutim. Por edhe unë tashmë jam një boksier i madh. Anthony, e pranova këtë sfidë për ty, për të të mposhtur dhe treguar vendin. Edhe unë jam i fuqishëm, një boksier ku kombinohet teknika dhe shpejtësia, që ishte edhe arsyeja kryesore pse e pranova sfidën. Shumica po më nënvlerësojnë, sidomos nga pamja ime”, ka deklaruar Ruiz, duke shtuar se: “Gjithsesi, kur të shohin grushtet e mia, do ta kuptojnë forcën time”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK) ka nënshkruar…