Rukiqi kërkon nga insistucionet që ta ndihmojnë sektorin privat

07 korrik 2020 | 11:59

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se Kosova nuk e ka luksin të humb asnjë vend të punës.

Ai përmes një shkrimi në “Facebook”, ka bërë të ditur se nesër do t’u drejtohet me letër të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për të apeluar për veprim të shpejtë institucional në përkrahje të bizneseve.

Rukiqi ka marrë edhe shembullin e një ndërmarrje në të cilën është bashkëpronar e që sipas tij do të detyrohen të shuajnë së paku 25 vende të punës.

“Çka nënkupton për këtë biznes, mosveprimi i shpejtë institucional në përkrahje të bizneseve. Do të detyrohemi të mbyllim së paku disa pika të shitjes, së paku 25 vende pune do të shuhen”, ka shkruar Rukiqi.

Postimi i plotë i Rukiqit:

Kosova nuk e ka luksin të humb asnjë vend pune

Për ata që nuk e kanë të ditur dhe  për disa tjerë që qëllimisht i jepin kahje tjetër angazhimeve tona në përfaqësimin e biznesit:

– Nuk jam vetëm Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, por edhe bashkëthemelues dhe bashkëpronar në një ndërmarrje të madhësisë të mesme;

– Ndërmarrja e ka edhe pjesën e prodhimit edhe të shitjes;

– Ndërmarrja ka 6 pika të shitjes dhe një pikë prodhuese;

– Ndërmarrja, aty ku është e mundshme, përdor produkte finale dhe lëndë ta parë, vetëm nga prodhimi vendor;

Sikur çdo biznes tjetër në Kosovë, si pasojë e krizës të shkaktuar nga pandemia COVID-19, edhe ky biznes po ballafaqohet me rrezikun ekzistencial. Nga vjen ky rrezik:

– 6 pika shitëse, pra 6 qira mujore. Qiradhënësit ende nuk e kanë pranuar pagesën nga Qeveria dhe të njëjtit nuk e kanë komoditetin dhe mundësinë të presin dhe të mirëkuptojnë pafundësisht.

– Rënie e dukshme e qarkullimit (jo më shumë se 50%, nëse krahasohet me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar)

– Nevojë për furnizim me stoqe të reja, pasi stoqeve të vjetra të blera para pandemisë, ju ka kaluar afati i përdorimit. Shumë pak furnitorë janë të gatshëm për ofrim të furnizimeve të reja, me pritje të pagesës. Pra duhet para e gatshme për çdo furnizim të ri.

– Punëtorët janë të pamotivuar, pasi që ende nuk e kanë pranuar të plotë pagesën 170 nga Qeveria

– Presion për kryerjen e obligimeve ndaj bankave (mijëra euro këste mujore) dhe ndaj shërbimeve të ndryshme publike;

– Etj, etj

Çka nënkupton për këtë biznes, mosveprimi i shpejtë institucional në përkrahje të bizneseve

– Do të detyrohemi të mbyllim së paku disa pika të shitjes (së paku 25 vende pune do të shuhen)

E ilustrova me shembullin personal, por ka mijëra e mijëra shembuj që tregojnë gjendjen e vështirë të bizneseve. Nesër do të ju drejtohem me letër të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për të apeluar për veprim të shpejtë institucional në përkrahje të bizneseve. Kosova nuk e ka luksin të humb asnjë vend pune.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Era Istrefi është një ndër personazhet më të komentuar të…