Rukiqi: Në Kosovë ka mungesë të punëtorëve të kualifikuar ( Video)

09 gusht 2018 | 15:07

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi në një intervistë për “Telegraf”-in me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka folur për problemet me të cilat përballen bizneset si dhe vendimet që i ka marr Qeveria e Kosovës.

Sipas tij, pos problemeve që bizneset kanë me mungesë të energjisë elektrike, infomralitetit dhe fuqisë punëtore, ekonomia vendore duhet të lirohet nga politika. “Në rastin e Kosovës ka shumë nevojë të shkarkohemi nga temat politike dhe të jetë prioritet më i madh ekonomia”, ka deklaruar Rukiqi.

Ai tregoi edhe për problemet e tjera që kanë bizneset. “Pra mungesa e kualifikimit të duhur të fuqish punëtore paraqet problem për bizneset. Kjo do të duhej të ishte agjenda më e mirë për reforma ekonomike dhe ndryshime në vend, sepse këto kërkesa për përmirësimin e kushteve vijën direkt nga bizneset”, ka deklaruar Rukiqi.

Sipas tij, Kosova është vendi me nivelim më të lartë të papunësisë në Europë, por ka edhe vende të hapura të punës, por mungon fuqia e kualifikuar për punë. “Duhet të fuqizohet sektori privat dhe mos të krijohen dallimet mes sektorit privat dhe atij publik, siç është rasti i pagave”, u shpreh  ai.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, ka thënë se duhet të orientohemi nga sektorët që kanë potencial për eksport, e jo të presim zhvillim ekonomik nga “Trepça”. “Nuk mund të krijojmë mite në ekonomi se Trepça mund të jetë shpëtim, ose eksporti i madh i energjisë, mineraret këta janë sektorë parakusht por jo të domosdoshëm për zhvillim ekonomik. Një ndër sektor që kanë potencial të madh për zhvillim janë sektori i përpunimit të drurit, shërbimet, teknologjia informative e sektorë të tjerë”, ka thënë ai.

Berat Rukiqi: Kosova ka mungesë të punëtorëve të kualifikuar

Berat Rukiqi: Kosova ka mungesë të punëtorëve të kualifikuar(Pre-recorded)

Gepostet von Telegrafi.com am Donnerstag, 9. August 2018

Vendimi për masa mbrojtëse për pemë dhe perime si dhe për qumështin e importuar nga Bosnja e Hercegovina, i marr nga Qeveria e Kosovës, sipas tij, ka qenë i pa analizuar mirë dhe pa efekte.

“Para se të merren vendimet për masa mbrojtëse, duhet të bëhen analiza sepse një masë ka efekte vetëm kur shkon në dobi të përgjithshëm të ekonomisë. Ndërsa kur e prek dhe e dëmton vetëm një sektorë nuk e ka efektin e duhur. Masat mbrojtëse duhet të aplikohen edhe me marrëveshje ndërkombëtare por duhet një analizë dhe konsultime me bizneset. Masat merren kur vendi rrezikohet nga importi, por si OEK ne nuk kemi vërejtur ndonjë ndryshim. Ky vendim i ndërmarr është vendimi pa analizuar mirë”, ka deklaruar Rukiqi.

 

Kryetari i OEK-ut në këtë intervistë ka folur edhe për marrëveshjen e CEFTA-s si dhe për anëtarësimin në OBT.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka filluar hetimet ndaj policëve…