Rusia e Bjellorusia rrezikojnë mospjesëmarrjen edhe në Olimpiadën e Parisit

14 korrik 2022 | 16:51

Sportistët rusë dhe bjellorusë mund të mos lejohen të garojnë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska. Lajmin e konfirmuan drejtuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

“Do të duhet të merret një vendim për atë që ndodh me secilin prej këtyre dy vendeve dhe supozimi im është se ata nuk duhet të kualifikohen në Olimpiadë”, ka thënë për mediet britanike ish-zëvendëspresidenti i IOC, Reedie. “Sportistët e këtyre dy shteteve nuk mund të garojnë momentalisht në aktivitete ndërkombëtare, ndaj do t’i humbasin ngjarjet kualifikuese për Parisin si rezultat i masave që ka marrë IOC. Është mjaft e vështirë t’i ndryshosh rregullat në gjysmën e rrugës dhe t’u themi atyre që janë kualifikuar se gjërat do të ndryshojnë”, ka deklaruar Reedie.

Nga sportet në programin olimpik, vetëm çiklizmi, tenisi dhe xhudo i kanë lejuar rusët dhe bjellorusët të vazhdojnë të konkurrojnë si neutralë, por Reedie bëri me dije se Lojërat Olimpike dyshonte se edhe atletët nga ato sporte do të lejoheshin të merrnin pjesë në garat kualifikuese për Olimpiadën. Federatat kanë një udhëzim për të cilin kanë rënë dakord se nuk do t’i ftojnë rusët dhe bjellorusët të marrin pjesë në ngjarje ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alex Rodriguez thotë se nuk është penduar për marrëdhënien e…