Rusia kërkon nga BE-ja t’i bëjë presion Kosovës

21 gusht 2018 | 16:14

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se se shqiptarët e Kosovës “nuk arritën të përmbushin” marrëveshjet me Serbinë dhe se Bashkimi Evropian (BE) duhet të ndikojë te Kosova.

Ai në fillim të bisedimeve me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka vlerësuar se marrëdhëniet në mes të Moskës dhe Beogradit janë duke përparuar në çdo fushë.

“Kontaktet tona kanë qenë intensive. Mbaj mend ngrohtësinë e vizitës sime në Serbi në shkurt, kur ne festuam 180-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Pas kësaj, kemi pritur më 8 dhe 9 maj, presidentin serb Aleksandër Vuçiq, i cili mori pjesë në paradën e Ditës së Fitores, dhe përveç kësaj gjithashtu kishte bisedime me presidentin rus Vladimir Putin. Ne e çmojmë shumë”, ka thënë Lavrovi. /ksp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull, i ka mbijetuar mocionit të…