Rusia do të dëbojë diplomatë britanikë

15 mars 2018 | 13:42

Rusia do të dëbojë disa diplomatë britanikë së shpejti, në përgjigje të dëbimit të 23 diplomatëve rusë nga Britania e Madhe.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se dëbimet do të ndodhin patjetër.

Mbretëria e Bashkuar i ka dëbuar diplomatët rusë, pasi Moska ka refuzuar të japë shpjegime se si një agjent nervor, prodhim i Rusisë, është përdorur për të helmuar një ish-spiun rus dhe vajzën e tij në Britani.

Rusia e ka mohuar përfshirjen, ndërsa Ministria e saj e Jashtme i ka quajtur “çmenduri” akuzat e kryeministres britanike, Theresa May.

Lavrovi po ashtu ka thënë se qasja e Britanisë së Madhe është nxitur pjesërisht për shkak të problemeve të qeverisë me Brexit-in.

Ish-spiuni rus, Sergei Skripal, dhe vajza e tij Yulia mbeten në gjendje kritike për jetën, edhe dhjetë ditë pas helmimit me agjent nervor. (Rel)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte nga ora 21:05 zhvillohet ndeshja kthyese në mes Arsenalit…