Sacchi: Guardiola dhe Kloppi, si Milani im 30 vjet më parë

13 shtator 2019 | 18:29

Kampionati anglez është një kompeticion sa i çmendur dhe i shkëlqyer dhe, sipas Arrigo Sacchit, po kalon një çast të artë falë “mjeshtërve” si Pep Gurdiola dhe Jurgen Klopp.

Në fakt, këta janë trajnerët e preferuar të Arrigo Sacchit, i cili në një intervistë për “Daily Mail”, me rastin e publikimit të autobiografisë së tij në Mbretërinë e Bashkuar, ka deklaruar: “Milani im solli risi në futboll, ndërsa skuadrat e Guardiolës dhe Kloppit vazhdojnë ta bëjnë sot, sepse mendojnë si unë. Kemi për detyrë t’i dëfrejmë spektatorët, t’i emocionojmë. E admiroj lojën e tyre. Futbolli duhet të jetë dominim dhe bukuri, muzikë dhe kulturë”.

Sacchi theksoi pasionin dhe kuriozitetin e tij për futbollin britanik duke pranuar se ndjek ndeshjet e Premierë Ligës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, po ashtu edhe…