Sadiku ndahet me Levanten
16 gusht 2020
| 12:53
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku tani është një lojtar i lirë, pasi ka ndërprerë kontratën me Levanten, e cila ishte e vlefshme deri në verën e vitit tjetër.
Sulmuesi kuqezi është një lojtar i lirë dhe mund të vendosë vetë se ku do të vazhdojë karrierën e tij. Sezonin e fundit Sadiku ishte i huazuar te Malaga, ndërkohë që kartonin e tij e zotëronte Levante.
Megjithatë tashmë palët kanë rënë dakord për të mbyllur bashkëpunimin dhe sulmuesi tani do të vazhdojë karrierën diku tjetër.



