Safet Hoxha dhe Nexhmi Rexhepi zgjedhen anëtarë të Gjykatës Kushtetuese

06 korrik 2018 | 14:36

Pas raundit të dytë të votimit, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur Safet Hoxhën dhe Nexhmi Rexhepin, gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Hoxha ka marrë 62 vota të deputetëve, ndërsa Rexhepi 66 vota.

Në raundin e parë të votimit, Remzije Istrefi-Peci është zgjedhur anëtarë e kësaj Gjykatës Kushtetuese me 83 vota për.

Mandati i tre gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është nëntëvjeçar.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo është afër transferimit në Juventus, por ky transferim…