Safete Hadergjonaj kritikon masat e qeverisë: Numri i të infektuarve duhej të kishte rënie, jo ngritje

26 prill 2020 | 23:59

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Safete Hadergjonaj nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka thënë se izolimi dhe kufizimet anti kushtetuese për gati dy muaj nga qeveria e Kosovës ishin të kota.

Sipas saj, numri i të infektuarve duhet të kishte shënuar rënie dhe jo ngritje.  “Kjo situate po dëshmon se izolimi e kufizimet anti kushtetuese për gati dy muaj nga qeveria ishin të kota. Veprimet e qeverisë po dëmtojnë jo vetëm shëndetin, por edhe jetën sociale e ekonomike”, ka shkruar Hadergjonaj.

Postim i plotë nga Safete Hadergjonaj:

Numri i te infektuarve duhej të kishte rënie, si në të gjitha vendet tjera, tek ne për fat të keq çdo ditë ka rritje (763 te infektuar, vetëm sot 32 raste të reja, 21 të vdekur).

Egoizmi politik e mos lejimi me kohe me shpallë gjendjen e jashtëzakonshme po del që do të jetë i dëmshëm për vendin, për jetën e njerëzve. Ky egoizëm solli krizën politike që se deshi asnjë qytetar i Kosoves në ketë kohë.

Kjo situate po dëshmon se izolimi e kufizimet anti kushtetuese për gati dy muaj nga qeveria ishin të kota. Veprimet e qeverisë po dëmtojnë jo vetëm shëndetin, por edhe jetën sociale e ekonomike.

Gjendja nuk përmirësohet me konferenca shtypi, as me lutje në kohën e xhumasë, as me gënjeshtra siç ishte ajo me testet (pa dashur te flas për demin që iu bë vendit me testet e falura nga Serbia) por me punë konkrete e me veprime te analizuara mirë nga ekspertet me punë në teren në gjurmim të vatrave të infeksionit, e jo nga militantet politik, me diktature e veprime të ulëta në zbatim të urdhrave të udhëheqësve të tyre egoist, gënjeshtar, e shkelës të ligjit e kushtetutës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar…