Salernitana mund ta rikthejë Balotellin në Serinë A

22 janar 2024 | 16:36

Sulmuesi italian Mario Balotelli mund të rikthehet sërish në Serinë A.

33-vjeçari aktualisht luan në Turqi me Adana Demirsporin, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2025. Balotelli nuk luan që nga mesi i nëntorit për shkak të dëmtimit, që e detyroi t’i nënshtrohej një operacioni në gju pas tre golave në pesë paraqitjet e tij këtë sezon në Superligën turke. Menaxheri i lojtarit ia propozoi transferimin skuadrës së Salernitanës, e cila tregoi interesim.

“Ekziston kjo mundësi, por është shumë herët për të folur për negociata. Të shohim”, kanë cituar burime brenda klubit të Salernitanës. Ndërkohë vetë lojtari është ofruar të rikthehet pa pretenduar shumë financiarisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit