Sali Bislimi takohet me liderin e Katolonisë në ekzil, Carlos Puigdemont

08 shtator 2018 | 21:27

Presidenti i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, ka takuar liderin e Katolonisë në ekzil, Carlos Puigdemont.

“Takim i ngrohët vëllazëror me liderin e Katolonisë në ekzil z. Carlos Puigdemont. Edhe ju edhe ne kemi problem Spanjën, çka t’i them keto janë rrugët e lirisë, ne e paguam shumë shtrenjtë, e shihni që edhe në demokracinë evropiane duhet të bëhesh azilant, sepse popujt kanë ëndërrat dhe gjuhën e lirisë, tek ne shqiponjat janë në ndertim të folesë që t’i thuhet liri ku janë shqiptarët dhe një ditë të jemi të gjithë bashkë”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, Sali Bislimi.

Bislimi ka bërë me dije që e ka ftuar Puigdemontin që ta vizitojë Kosovën.

“Me kënaqësi pranoj që të inspirohet nga vuajtjet që kishim si popull evropian për pak liri dhe shumë maltretim në shtetndërtim”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
George Papadopoulos, ish-këshilltar i fushatës presidenciale të Donald Trumpit, veprimet…