Salih Mustafa nuk do të bëjë deklaratë në seancën gjyqësore

19 maj 2022 | 11:30

Në seancën e së enjtes, ishte paraparë që Salih Mustafa, i akuzuar për krime lufte të bëjë deklaratë pa betim.

Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt Foglia, ka bërë me dije se Mustafa kishte shprehur qëllimin për të bërë deklaratë pa betim, jo më larg se më 12 prill 2022.

“Mustafa kishte konfirmuar gatishmërinë për t’iu përgjigjur pyetjeve të trupit gjykues nëse do të kishte në varësi edhe të drejtave të tij për të mos folur, për të heshtur. Arsyeja pse trupi gjykues donte t’ju bënte pyetje ishte për t’u përpjekur për të sqaruar çka ka ndodhur në prill të vitit 1999 dhe cili ka qenë roli juaj nëse keni pas ndonjë rol në kuadër të aktakuzës së konfirmuar, pyetjet që trupi gjykues do t’ua kishte bërë do të ishin parë nga ky këndvështrim”, ka thënë ajo.

Sipas saj, fatkeqësisht më pak se 24 orë para seancës së sotme, mbrojtja ka konfirmuar se e ka rimenduar qëndrimin e tij dhe nuk do të japë deklaratë pa betim dhe nuk do t’iu përgjigjej pyetjeve të trupit gjykues.

“Deklarata pa betim dhe procedurat përkatëse nuk do të zhvillohen”, ka thënë ajo.

Ndërsa avokati Julius Von Bone, ka thënë se po ta kishin ditur këtë ndryshim të qëndrimit më përpara do të kishin dorëzuar parashtrim më përpara, por kështu ka ndodhur.

 

Ndryshe, aktakuza ndaj Salih Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020, ku ngarkohet për krime lufte. Mustafa i ka mohuar të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të. /Betimi për drejtësi/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, përmes një…