Sami Lushtaku merr iniciativën që ta bëjë me shtëpi të re familjen e Fadil Mulës nga fshati Vitak

14 prill 2018 | 19:31

Sami Lushtaku ka vizituar të shtunën familjen pesë anëtarëshe të Fadil Mulës nga fshati Vitak i Skenderajt.

Sipas Lushtakut, kjo familje deri më tani ka jetuar në kushte të vështira të banimit në shtëpi të vjetër njëdhomëshe. “Më iniciativën time dhe me përkrahjen edhe të disa bashkatdhetarëve të vullnetit të mirë, shumë shpejt familja Mula do të bëhet me shtëpi të re”, ka shkruar Sami Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij: 

Kam vizituar familjen 5 anëtarëshe të Fadil Mules nga fshati Vitak i Skenderajt. Kjo familje deri më tani ka jetuar në kushte të vështira të banimit në shtëpi të vjetër njëdhomëshe. Më iniciativën time dhe me përkrahjen edhe të disa bashkatdhetarëve të vullnetit të mirë, shumë shpejt familja Mula do të bëhet me shtëpi të re. E kemi obligim, për aq sa mundemi, t’i ndihmojmë familjet që kanë nevojë sidomos për strehim! SL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, ka thënë të shtunën…