
Sampdoria shkarkon trajnerin
17 janar 2022
| 13:36
Roberto D’Aversa nuk është më trajner i Sampdorias. Klubi italian e ka shkarkuar 46-vjeçarin për shkak të rezultateve negative. Sampdoria renditet në vend të 15-të me 20 pikë, katër mbi zonën e ftohtë. Humbja 1-2 kundër Torinos ka qëlluar fatale për D’Aversa.
Me anë të një komunikate zyrtare, klubi i Serie A ka lajmëruar ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun italian. D’Aversa mori drejtimin e Sampdoria në muajin korrik dhe drejtoi ekipin në 24 ndeshje, 22 në kampionat dhe dy në Kupën e Italisë.
Marco Giampaolo përflitet se do të jetë trajneri i ri i Sampdorias. 54-vjeçari ka drejtuar këtë skuadër edhe në periudhën korrik 2016-qershor 2019.