San Antonio mposhti Lakersat

08 dhjetor 17:59

San Antonio mori revanshin ndaj Los Angeles Lakers në sfidën e radhës në NBA duke i mundur kalifornianët me rezultatin 133-120 për të regjistruar një fitore të rëndësishme në garën për 1 vend në zonën e “play-off”-it.

Ai që e drejtoi skuadrën teksane drejt këtij suksesi ishte DeRozan me 36 pikë të shënuara. Në krahun tjetër LeBron James e bëri detyrën e tij dhe e mbylli sfidën me 35 pikë të shënuara e 11 asistime, statistika këto që në fund nuk e ndihmuan Los Angeles Lakers që të evitojë humbjen.

Chicago shkaktoi surprizë në mbrëmjen e radhës në NBA teksa mundi Oklahomën me rezultatin 114-112. Në United Center, skuadra e Bulls arriti të fitojë falë paraqitjes mjaft të mirë të Markkanen e Lavine që shënuan respektivisht 24 dhe 25 ndeshje, ndërkohë që dha kontributin e tij edhe Holiday me 20 pikë. Për Chicagon ajo ndaj Oklahomës është fitorja e 6 sezonale duke lënë pas Cleveland dhe Atlantën që të dyja kanë një bilanc me 5 fitore dhe 20 humbje.

Golden State duket se i ka lënë pas vështirësitë dhe regjistron fitoren e radhës. Skuadra kampione e NBA mundi Milwaukee Bucks 105-95 dhe ata që morën përsipër të drejtojnë këtë skuadër drejt suksesit të radhës ishin Stephen Curry dhe Klay Thompson me nga 20 pikë secili. Në krahun tjetër Antetonkumpo bëri mjaft mirë për Milwaukeen me 22 pikë e 15 topa në tabelë por nuk i mjaftuan kësaj skuadre në këtë përballje me Warriors.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Borussia Dortmund ka fituar derbin e Ruhrit në transfertë me…