Dortmundi i pagabueshëm, Bayerni ngritët në pozitën e dytë

08 dhjetor 2018 | 17:52

Borussia Dortmund ka fituar derbin e Ruhrit në transfertë me rezultatin 2-1 falë një goli të realizuar nga zbulimi i këtij sezoni, anglezi Jadon Sancho, në minutën e 74-t pas një aksioni perfekt të verdhezinjve.

Ai është bërë lojtari më i ri (18-vjeçar, 8 muaj e 13 ditë) në historinë e verdhezinjve me gjashtë gola të shënuar në kampionatin gjerman. Delaney ka zhbllokuar ndeshjen në favor të miqve në minutën e shtatë. Ky ka qenë edhe goli më i shpejtë i realizuar në këtë derbi që nga 1999-a, kur Alfred Nijhuis realizoi vetëm pas 3 minutash lojë.

Schalke është kundërpërgjigjur në minutën e 61-të, me Caliguri që ka realizuar golin e barazimit të përkohshëm me penallti. Kjo humbje i lë vendasit në vendin e 13-të në renditje me 14 pikë, ndërsa Dortmund, që është e vetmja skuadër e Bundesligas pa humbje, kryeson klasifikimin me 36 pikë.

Në vendin e dytë është Bayern Munich, që ka fituar dy pozicione falë fitores 3-0 të marrë në shtëpi kundër skuadrës së Nurnberg. Protagonisti i ndeshjes ka qenë Robert Lewandowski, i cili ka realizuar dy gola (9′, 27′). Ky ka qenë dygolëshi i 42-të i polakut në Bundesliga, vetëm Gerd Muller ka realizuar më shumë (55). Goli i tretë i vendasve është realizuar nga Ribery në minutën e 56-të.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, përmes një postimi…