 
                    San Antonio synon kreun në Perëndim
                27 dhjetor 2017
                |  15:04
            
        San Antonio e mposhti Brooklyn me shifrat 109-97, suksesi i 25-të sezonal, duke konsoliduar vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit dhe në këtë mënyrë “kërcënon” Warriorsin dhe Houstonin që ndodhen para tij.
Një ndeshje e dominuar nga skuadra e Spurs, me Leonard që realizoi 21 pikë dhe Aldridge 20, një dyshe që bëri diferencën në parket.
Rezultatet: Dallas – Toronto 98-93, Detroit – Indiana 107-83, Miami – Orlando 107-89, Milwaukee – Chicago 106-115, San Antonio – Brooklyn 109-97, Denver – Utah Jazz 107-83, Phoenix – Memphis 99-97, Clippers – Sacramento 122-95.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        