Sanches: Nuk jam i lumtur në Bayern, puna ime nuk po shpërblehet

21 mars 2019 | 13:42

Verën e vitit 2017, Bayern Munchen shpenzoi plot 35 milionë euro për të siguruar shërbimet e Renato Sanchesit, i cili erdhi nga Benfica. Kur kanë kaluar gati dy vite, portugezi ende nuk ka arritur të bëhet pjesë e rëndësishme e Bayernit dhe hapësirat për të kanë qenë të pakta.

Së fundmi, 21-vjeçari duket se nuk ka duruar dhe ka shpërthyer, duke deklaruar se nuk ndihet i lumtur dhe se ka nevojë të luajë. Gjithashtu, Sanches ka shtuar edhe se po mendon seriozisht të largohet, pasi kërkon me patjetër të marrë minuta, pasi në Gjermani nuk po i jepet mundësia.

“Nuk jam i lumtur këtu. Po punoj shumë fort, por kurrë nuk më jepet mundësia për të luajtur. Puna imë nuk po shpërblehet. Kam nevojë të luaj më shumë, ndoshta në një klub tjetër. Më duhet ta mendoj seriozisht këtë gjë”, ka deklaruar Sanches.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se gratë dhe vajzat…