Sarrazin: Duhet ta gjemë një zgjidhje për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

25 shtator 2023 | 12:12

Emisari gjerman, Manuel Sarrazin, ka udhëtuar dje nga Gjermanisë për në Kosovë pasi një grup terrorist serb në veri të vendit ka vrarë një polic dhe ka plagosur dy të tjerë.

Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme situata e sigurisë në veri dhe reagimi për një gjë të tillë duhet të jetë i qartë.

Ai ka thënë se është po ashtu e qartë se nëse kërkohet zgjidhje për veriun, duhet pasur një dialog të suksesshëm.

Ai ka thënë se nuk duhet ndalur, dhe duhet ecur përpara në gjetjen e një zgjidhjeje për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Është shumë e rëndësishme që kjo situatë, siguria, reagimi duhet të jetë i qartë për këtë. Është e qartë se nëse duam ta zgjidhim çështjen e sigurisë në veri duhet të kemi një dialog të suksesshëm. Nuk duhet të ndalemi dhe të vazhdojmë të gjejmë një zgjidhje për të implementuar marrëveshjen e Ohrit”, ka thënë Sarrazin.

Më tutje, ai ka thënë se në takim me kryeministrin Albin Kurti, ka rikonfimuar qëndrimin e qartë të Gjermanisë në anën e Kosovës.

“Rikonfirmova qëndrimin e qartë të Gjermanisë nën anën e Kosovës. Ne kemi koordinim të plotë me autoritetet në Kosovë që kur kjo situatë ndodhi”, ka thënë Sarrazin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi e humbi ndeshjen derbi nga Atletico Madrid (3-1).…