Sarri rrezikon shkarkimin nga Lazio

12 mars 2024 | 11:55

Lazio nuk po kalon nëpër formë të mirë dhe humbja 1-2 nga Udinese ishte e treta radhazi.

Këtë humbje nuk e ka  përtypur presidenti Claudio Lotito, ku menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ka shkuar në dhomat e zhveshjes dhe ka urdhëruar skuadrën të hyjë në grumbullim deri në fund të javës.

Ndërkohë, trajneri Maurizio Sarri është me një këmbë jashtë klubit, pasi në Itali aprovojnë se tekniku toskan ka përfunduar ciklin e tij te Lazio. Tashmë do të jetë Lotito ai që do të vendosë për të ardhmen e stolit të trajnerit, ku fitorja është detyrim për Sarrin, pasi përndryshe do të shkarkohet menjëherë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se në Qendrën…