SBAShK-u i alarmuar për ndryshimet në skemën pensionale, kërkon që çështja të çohet në Kushtetuese

02 shkurt 2024 | 20:06

Sindikata e Bashkuara e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë (SBAShK) ka njoftuar opinionin publik për takimin me disa prej grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Në njoftimin e tyre, ata kanë shprehur pakënaqësi për “ndryshimet që janë bërë në skemën pensionale”, që sipas SBAShK-ut, prek “në të drejtat e fituara të punëtorëve të pensionuar arsimit”.

Tutje, ata kanë treguar se sot kanë takuar Abelard Tahirin, shef i grupit parlamentar të PDK-së, dhe Driton Selmanajn, shef i grupit parlamentar të LDK-së. SBAShK-u pret që të ketë takime edhe me Mimoza Kusari-Lilën, shefe e grupit parlamentar të VV-së, dhe me Besnik Tahirin, shef i deputetëve të AAK-së.

“Kërkesës së SBASHK-ut i janë përgjigjur këtë premte shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri dhe përfaqësuesi i Grupit parlamentar të LDK-së, Driton Selmanaj. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri në takime të ndara u kanë ofruar argumente, të cilat ua kanë lënë edhe në formë të shkruar, z. Abelard Tahirit dhe z. Driton Selamanajt duke i lutur që të analizojnë këto fakte dhe të nisin iniciativën për të dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe për të nisur debat në Parlament në mënyrë që të evitohen lëshimet në ndryshimet e bëra në Ligjin për skemat pensionale të financuar nga shteti dhe t’u kthehet e drejta e fituar punëtorëve të pensionuar nga arsimi.” – shkruhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, bashkë…