SBAShK-u: Nuk do të kërkojmë që Ligji i Pagave të dërgohet në Kushtetuese

01 shkurt 2023 | 16:37

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka theksuar se koeficienti i pagave i miratuar nga Qeveria e Kosovës nuk i ka plotësuar pritjet e tyre, megjithatë kjo sindikatë ka bërë me dije se 90 për qind e anëtarësisë së tyre kanë një rritje page mesatare rreth 100 euro.

“Të nderuar anëtarë të SBAShK-ut jemi të vetëdijshëm se kjo vlerë e koeficientit nuk plotëson pritjet e as nevojat, duke marrë parasysh ngritjet e çmimeve, por edhe koston e jetesës në përgjithësi, por megjithatë SBASHK-u për momentin mendon që ligji duhet të fillojë zbatimin me pagat e muajit shkurt 2023 dhe të metat eventuale të ligjit të përmirësohen gjatë kohës sa është duke u zbatuar ligji”,  ka njoftuar SBAShK-u.

SBAShK-u ka thënë se janë angazhuar në vazhdimësi për të pasur një pozitë sa më të mirë në Ligjin e Pagave dhe bazuar në koeficientet kjo edhe ishte arritur që të punësuarit në sistemin arsimor të rangohen në mes të koeficienteve 30-35 për qind, posaçërisht punonjësve të arsimit parauniversitar, e në veçanti punëtorëve teknikë dhe administrativ, si dhe çerdheve.

“Ky rangim ka bërë që vlera e koeficientit prej 105 euro, e cila nuk i plotëson pritjet tona por ajo mundëson që mbi 90 për qind e anëtarësisë tonë kanë një rritje page mesatare rreth 100 euro”, është thënë në njoftim.

Gjithashtu, SBAShK-u ka thënë se nuk ka pasur asnjë konsultë për caktimin e vlerës së koeficientit dhe as nuk është kërkuar nga asnjë organ pëlqimi ynë.

“Pra, SBAShK-u nuk ka ndërmend të dërgojë ankesë te Avokati i Popullit për ta dërguar ligjin në Gjykatën Kushtetuese”, ka njoftuar SBAShK-u.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka mbajtur…