FFK-ja: Janë plotësuar kushtet për licencim

01 shkurt 2023 | 16:21

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën është konstatuar se me ndryshimin e statutit të federatës janë plotësuar kriteret për licencimin e FFK-së nga Komisioni Vlerësues për Licencimin e Federatave nga MKRS-ja.

Në këtë mbledhje është miratuar orari i ri i garave. “KE shqyrtoi edhe licencimin e FFK-së dhe konstatoi se me miratimin e Statutit të ri janë plotësuar të gjitha kriteret dhe kushtet për licencimin e FFK-së. Po ashtu, KE shqyrtoi dhe miratoi orarin e garave të stinorit pranveror të Kampionatit 2022/2023, i cili fillon me ndeshjet e kupës më 4 shkurt dhe do të përfundojë më 28 maj 2023”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Federata e Futbollit të Kosovës nuk është licencuar ende nga MKRS-ja dhe një prej pikave të moslicencimit ishte ndryshimi i statutit. Ende nuk dihet nëse Komisioni Vlerësues për Licencimin e Federatave ka shqyrtuar statutin e ri, por deri tani FFK-ja është pa licencë. Për shkak të moslicencimit të federatës, klubet nuk mund të përfitojnë nga Ligji për Sponsorizim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad…